Honda ka prezantuar koncept modelin Prelude në panairin e veturave të Los Angeles, SHBA vetëm pak javë pasi u zbulua në Panairin e Mobilitetit në Japoni.
“Modelet hybrid-elektrike të Honda po bëjnë një punë të shkëlqyer për të përparuar strategjinë tonë të elektrifikimit dhe tani përfaqësojnë një të katërtën e shitjeve të Honda në vitin 2023”, tha Gary Robinson, zëvendëspresident i Planifikimit dhe Strategjisë Automobilistike të Honda në Amerikë.
“Paraqitja e konceptit hibrid të Prelude tregon strategjinë tonë të elektrifikimit në një paketë sportive dhe dinamike”, shtoi ai.
Honda është duke heshtur në lidhje me planet e prodhimit pasi që kompania nuk ka dhënë më shumë informacione.
Detajet bazë janë të njëjtat si më parë. Honda thotë se Koncepti i Prelude është një automjet hibrid-elektrik dhe që është dizajnuar për të “rritur kënaqësinë e drejtimit të veturave elektrike”.
Ndryshe, panairi i Automjeteve do të zhvillohet deri më 26 nëntor në Qendrën e Konventave të Los Angelesit. /Telegrafi/