Driloni, djali i parë nga Kosova që u bë pjesë e Për’puthen, moderatorja shpreh hapur pëlqimin për të

Një hyrje e pazakontë në Përputhen. Driloni, një djalë nga Prishtina ka befasuar shumicën e konkurrentëve në Për’puthen me paraqitjen e tij.

Ndër fjalët e para të tij ishin se ësh beqar dhe i gatshëm për një lidhje.

“Unë vi nga Kosova, jam nga një fshat i Kosovës por që kohë të gjatë kam dalë të jetoj kryesisht në qendër në Prishtinë. Aty kam mbaruar fakultetin Menaxhim Biznesi dhe aty jam vendosur edhe me familje. Jam 26 vjeç, beqar. Pres një lidhje”, tha Driloni, përjcell Korrespodenti.

Ai tregoi se ka parë disa puntata dhe se ka pëlqimet e tij në mesin e vazjave, mirëpo, nuk zbuloi më shumë se për kënd bëhet fjalë.

“Unë mendoj që secili djalë ka të japë diçka nga veta edhe unë kam parë që diçka kam për të dhënë në këtë emision. Jam i gatshëm për vajzat. I kam shikuar disa puntata, kam pëlqimet e mia, mirëpo dua të them që s’mund t’i tregoj sot, sepse nuk dua t’i japë avantazh që në fillim”, u shpreh ai.

Ndërsa, Alba, me hyrjen e Drilonit në program, tregoi se përse i pëlqejnë djemtë nga Kosova.

“Në radhë të parë më pëlqen pjesa e dialektit që kanë dhe më dukën shumë burrëror dhe madje, edhe gjatësia më tërheq shumë”, tha Alba.

Ndërsa, moderatorja e emisionit tha se është e magjepsur nga Driloni.

“Jam e magjepsur nga Driloni. Nuk kam parë që një djalë të futet në këtë program dhe fillon të bulbilosë, e di se çfarë thotë”, tha moderatorja.

Kujtojmë se Për’puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri.

Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta.

Programi i përditshëm që pasqyron një pjesë të realitetit shqiptar, është kthyer tashmë në fenomen me mbi 1 miliardë shikime. /Korrespodenti

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here