NATO ka përcjellë urimet e saj për Shqipërinë me rastin e 114-vjetorit të Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar lart kontributin dhe rolin e vendit brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Në mesazhin zyrtar të publikuar në rrjetet sociale, urimi i Aleancës është përcjellë edhe në gjuhën shqipe, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin e Shqipërisë për sigurinë kolektive, transmeton IndeksOnline.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë. Ne mirëpresim angazhimin e Shqipërisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes për të forcuar sigurinë kolektive. Së bashku, po përballemi me kërcënimet kibernetike, krimin transnacional dhe kartelet për të mbajtur të sigurta të dy kombet tona”, thuhet në mesazhin e urimit.
