Aksion i Policisë: Arrestohen tre zyrtarë të Gjykatës në Ferizaj dhe Gjakovë dhe një avokat

Një aksion i Policisë në mëngjesin e së martës ka rezultuar me arrestim e katër të dyshuarve.

Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë zyrtarë të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe asaj në Gjakovë, si dhe një avokat.Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës dhe ushtrim ndikimi.

“Policia e Kosovës, me datë 24.11.2026 rreth ora 08:50, ka filluar me realizimin e urdhrit për kontroll nga Gjykata Themelore Prishtine, në dy lokacione te ndryshme ne rajonin e Ferizajt. Veprimet operacionale vijnë pas hetimeve të zhvilluara për një kohe të gjatë, me ç ‘rast tre persona të dyshuar, në pozita dhe role të ndryshme zyrtare si zyrtar të Gjykatës në Ferizaj dhe Gjakovë, si dhe një avokat, dyshohen se kanë konsumuar veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-se, “Ushtrim i ndikimit” nga neni 242 i KPRK-se dhe nga neni 31 “Bashke kryerja”, duke ushtruar ndikim ne proces-afatet kohore te shpalljes se vendimeve gjyqësore dhe çështje te punësimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë sekuestruar: 4 telefona celulare, dy shtëpiza PC, si dhe dokumentacion relevant për nevoja te hetimeve.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME