Elisa Spiropali sulmon Klosin: Më vjen turp për të

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar ashpër ndaj sekretarit të përgjithshëm të selisë rozë, Blendi Klosit, pas deklaratave të këtij të fundit në media lidhur me përjashtimin e saj nga format e PS.

Duke folur në Top Story, Spiropali u shpreh se i vjen turp për mënyrën se si Klosi po përpiqet të justifikojë vendimin ndaj saj.

“Më vjen turp për Blendi Klosin që shkon në çdo studio për të shpjeguar përjashtimin tim”, tha Spiropali.

Spiropali tha ndër të tjera se nuk është turp me qenë anëtar i thjeshtë i PS-së dhe pikërisht kjo sipas kësaj është një nga problemet e drejtuesve të PS që sipas i shohin me përbuzje anëtarët e thjeshtë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME