Perjashtimi i Spiropalit dhe Ndrecës nga PS-ja, Fatmir Xhafaj del kundër Ramës

Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj është shprehur kundër kërkesës për përjashtimin nga partia të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.

Sipas informacioneve, Xhafaj ka kërkuar që ndaj dy socialistëve të merren masa, por ka kundërshtuar përjashtimin e tyre nga Partia Socialiste.

Qëndrimi i tij vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama që përjashtimi i Spiropalit dhe Ndrecës të hidhet në votim në Asamble.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME