VIDEO-Pse nuk vepron drejtësia ndaj Ballukut?/ Berisha: SPAK është seksion i PS që zbaton urdhrat e Edi Ramës

I pyetur për mosveprimin e SPAK ndaj Belinda Ballukut, lideri i demokratëve u shpreh se, prokuroria e posaçme është kthyer në një seksion të PS-së që vetëm zbaton urdhrat e Edi Ramës.

‘SPAK-u është seksion i Partisë Socialiste, dhe ai zbaton porositë politike të Edi Ramës. Kjo është e vërteta.

Aty janë me dhjetëra e dhjetëra dosje që faktojnë krimet njëri pas tjetrit të kryera nga Edi Rama, dhe ata flenë mbi to, i fshehin.’, tha Berisha.

Sali Berisha: Drejtësia, për fat të keq Dava, është sot seksion i Partisë Socialiste.

SPAK-u është seksion i Partisë Socialiste, dhe ai zbaton porositë politike të Edi Ramës. Kjo është e vërteta.

Por unë u them atyre zotërinjve: Jeni gabim dhe shumë, shumë gabim. Nuk do mund të mbroni një kriminel si ai…

Por ndoshta do jetë vonë pastaj, sepse shqiptarët kurrë nuk kanë ndërmend të qëndrojnë nën sundimin e tij.

Aty janë me dhjetëra e dhjetëra dosje që faktojnë krimet njëri pas tjetrit të kryera nga Edi Rama, dhe ata flenë mbi to, i fshehin.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME