“Adem Jashari i thirri të gjithë, por askush nuk u kthye”: Xhemë Kodra zbulon dy emrat që iu gjendën pranë!

Në edicionin e fundit të emisionit Kojshia Show, mysafirë kanë qenë bashkëluftëtari i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Xhemë Kodra, si dhe kryetari i Iniciativës Qytetare për Skenderajn, Sokol Halili. Gjatë kësaj paraqitjeje, Xhemë Kodra ka ndarë një rrëfim të bujshëm për opinionin e gjerë rreth thirrjeve që Adem Jashari ua kishte bërë bashkëluftëtarëve që ndodheshin jashtë Kosovës në prag të luftës.

​Sipas rrëfimit të Xhemë Kodrës, në momentet vendimtare për vendin, Komandanti Legjendar Adem Jashari kishte kontaktuar përmes telefonit bashkëluftëtarët që ndodheshin jashtë kufijve të Kosovës, duke u kërkuar të kthehen në atdhe për t’iu bashkuar luftës.

​Megjithatë, sipas dëshmisë, asnjëri nga ata që ndodheshin jashtë vendit nuk iu përgjigj pozitivisht thirrjes për t’u kthyer.
​Nga ana tjetër, përjashtim bënin dy figura të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Rexha – Sandokani dhe Ilaz Kodra, të cilët ishin të gatshëm dhe ndodheshin në terren pranë komandantit, duke qenë gjithmonë aty në mbrojtje të vendit pa pasur nevojë për thirrje nga jashtë.

​Kjo dëshmi hedh dritë mbi organizimin e hershëm të UÇK-së dhe rolin e heronjve që mbajtën frontin brenda vendit.

Për me.shu shikojeni videon në vazhdim:

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME