Luan Dalipi nuk është më drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Investime dhe Eksport(AIE).
Gazeta Nacionale ka mësuar se ish-shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, është larguar nga kjo pozitë me direktiva të kryeministrit.
Deri me tani as Qeveria dhe as Dalipi nuk ka folur për këtë çështje.
Ende nuk dihen arsyet e këtij largimi.
Dalipi, i cili për 5 vite kishte shërbyer si shef i stafit të kryeministrit Kurti, në qershor të këtij kishte marrë pozitën e drejtor ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksport.
Përmes një konkursi, i cili kishte nxitur shumë dyshime, ai kishte dalë si kandidati më i suksesshëm për këtë pozitë.
Përmes një konkursi, i cili kishte nxitur shumë dyshime, ai kishte dalë si kandidati më i suksesshëm për këtë pozitë.
Kjo sepse Dalipi nuk ishte kandidati më i suksesshëm në testin me shkrim në këtë konkurs.
Ai kishte marrë vetëm 24 pikë, pesë më pak se Alban Maliqi që kishte marrë 29 pikë.
Diferenca u krijua në intervistë me gojë, ku Dalipi u vlerësua me 56.6 pikë, ndërsa kundërkandidati me 44.8 pikë.
Megjithatë, dyshimet nuk janë vetëm te rezultati i konkursit, por te fakti se fituesi i tij deri para pak muajsh ishte njeriu më i afërt politik i Kryeministrit Albin Kurti.
Ligji Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik përcakton qartë kufizimet për zyrtarët e lartë pas largimit nga funksioni.
Neni për “Kufizimet e zyrtarit të lartë pas përfundimit të ushtrimit të detyrës publike” thotë se zyrtari i lartë nuk ka drejt të punësohet brenda dy viteve.
“Zyrtari i lartë nuk ka të drejtë të punësohet ose të emërohet, për një periudhë deri në dy (2) vjet pas përfundimit të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese”.
Dalipi njihej prej njerëzve më të besueshëm të Albin Kurti dhe si njeri shumë me ndikim në Qeverinë Kurti.
Këtë e kishte dëshmuar edhe me punësimin e shumë familjarëve dhe të afërmeve të tij.
Gazeta Nacionale në këtë muaj ka raportuar se pozitë të rëndësishme diplomatike ka marrë Fitore Dalipi, vajza e axhës së Luan Dalipit.
Me nënshkrim të kryediplomatit Glauk Konjufca ajo është emëruar Sekretare e Dytë në Ambasadën e Kosovës në Berlin.
U jam përgjithmonë mirënjohës të gjithë atyre me të cilët kam bashkëpunuar drejtpërdrejt, e veçanërisht Kryeministrit Kurti, për mundësinë që të jap kontributin tim, sado modest, në qeverisje.“
Luan Dalipi
Gjithashtu, Vera Rexhepi Leci, është emëruar konsulle e Kosovës në IOËA të ShBA-së.
Vera Rexhepi Leci është bashkëshortja e Burim Lecit, bashkëpunëtorit të Luan Dalipit, ish-shefit të kabinetit të Kurtit.
Në shkurt të këtij viti, Dalipi kishte njoftuar për largimin nga pozita e shefit të stafit të kryeministrit.
Përmes një njoftimin në profilin e tij në Facebook, ai kishte treguar pse është larguar nga kjo pozitë/
“U jam përgjithmonë mirënjohës të gjithë atyre me të cilët kam bashkëpunuar drejtpërdrejt, e veçanërisht Kryeministrit Kurti, për mundësinë që të jap kontributin tim, sado modest, në qeverisje. Po ashtu, jam shumë falënderues ndaj kolegëve në Kabinet dhe në ZKM, zëvendëskryeministrave, ministrave dhe zëvendësministrave, si dhe kabineteve dhe stafeve të tyre, përfshirë edhe kolegët shërbyes civilë në të gjitha dikasteret qeveritare. Të gjithë këta punojnë me përkushtim dhe me nder, shumica dërrmuese larg vëmendjes së publikut, që shteti të funksionojë çdo ditë e më mirë”, kishte shkruar Dalipi.
