Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei ka rrëfyer detaje nga ndalimi i tij nga Policia e Shtetit.
Duke folur në Syri tv, ai tha se brenda komisariatit është diskutuar mundësia e lidhjes së tij me grupimin Antifa, si një arsye e mundshme për ta mbajtur të shoqëruar.
Gazetari tha se efektivët që e shoqëruan fillimisht mund të mos kishin dijeni për arsyet e ndalimit, por sipas burimeve të tij brenda Policisë së Shtetit, në komisariat është diskutuar një skenar i tillë.
‘Po shiko, unë nuk besoj se ata policë që më kishin shoqëruar në fillim kishin ndonjë ide. Por brenda komisariatit, patjetër që po. Sepse ata dinin emrin tim.
Shiko le ta them kështu. Patjetër që ne kemi edhe burime brenda Policisë së Shtetit, edhe më kanë treguar se si është diskutuar për ndalimin tim.Për shembull që unë mund të lidhem me Antifa.
Kuptoni? Kështu që është patjetër një përrallë. Por është interesante kjo për mua sepse kjo tregon që ata janë tentuar ndonjë farë mënyre për të gjetur një arsyepër të më mbajtur.
Edhe patjetër në atë moment ata e kishin shumë qartë në fakt unë jam gazetar, që unë jam shkrimtar. Ata besoj se janë përpjekur të sajojnë një gjë.
Pesë orë është maksimumi, por shiko, kishte dhe një djalë tjetër që ishte kameraman edhe ata e mbanin pesë orë.
Domethënë ata e kanë përpjekur për maksimumin edhe pas pesë orësh’, është shprehur gazetari holandez
