Qeveria hap zemrën pas trazirave në Tiranë: Rritet numri i policëve që marrin shpërblimin prej 2500 eurosh

Këshilli i Ministrave ka ndryshuar sërish skemën e shpërblimit financiar për punonjësit e Policisë së Shtetit të angazhuar gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet, duke zgjeruar numrin e efektivëve përfitues.

Me vendimin e ri, numri i punonjësve të policisë që do të përfitojnë shpërblimin prej 2,500 eurosh është rritur nga 2,750 në 2,821 efektivë.

Paralelisht me shtimin e përfituesve, qeveria ka rritur edhe fondin total financiar të dedikuar për këtë shpërblim. Nga 740,080,000 lekë që ishte përcaktuar në vendimin e datës 19 tetor, fondi i ri i alokuar arrin në shifrën 759,187,520 lekë. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME