Babai dyshohet për vrasjen e djalit 29-vjeç: Detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Gjilanin

Detaje të reja janë siguruar për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 tetorit në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar mbeti i vrarë brenda shtëpisë së tij.

Siç raporton sot portali Sinjali bazuar në burime, ngjarja ndodhi rreth orës 19:30.

Sipas dyshimeve fillestare, viktima është qëlluar në njërën prej dhomave të ndejës, ndërsa për vrasjen dyshohet babai i tij, Remzi Arifi, i cili pas ngjarjes është larguar nga shtëpia me veturën e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve, Krim-teknika dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME