Në edicionin më të fundit të emisionit «Kojshia Show», ku ishin të ftuar kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, dhe ish-snajperisti i Betejës së Koshares, Musa Smajli, diskutimi ka kaluar në tone mjaft të ashpra.
Debati u tensionua kur në studio u përmend rasti i varrosjes së një ushtari të UÇK-së me flamurin arab në vend të atij kombëtar. Ky fakt nxiti reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të Musa Smajlit, i cili përdori edhe gjuhë mjaft të rëndë:
«Unë nuk kam luftuar për flamur arab! T’i dhi* në të! Ai hoxhë që shan flamurin tonë kuqezi, unë ja q** nënën!»* — u shpreh Smajli gjatë emisionit.
Gjatë këtij diskutimi, kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, dhe Musa Smajli po flisnin për vlerat e luftës çlirimtare dhe respektimin e simboleve kombëtare, temë kjo që shpesh nxit debate të nxehta kur preken çështje fetare apo përdorimi i simboleve të tjera në vend të flamurit kuqezi.
Për të ndjekur të gjithë dinamikën e debatit dhe deklaratat e plota të të ftuarve, ndiqeni emisionin e plotë në videon e mëposhtme:
