Një grua e humbi jetën dhe një burrë u lëndua rëndë dje në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Si pasojë e lëndimeve të rënda, burri u dërgua për trajtim në QKUK ku edhe iu nënshtrua një operimi.
Ai më pas u dërgua në Mjekimin Intensiv Qendror.
E lidhur me gjendjen e tij shëndetësore u deklaruan nga MIQ.
Shaqir Uka, shef në Mjekimin Intensiv tha për Klankosova.tv se gjendja e pacientit në fjalë është stabilizuar.
“Pacienti që ju i referoheni është sjell për trajtim në Mjekimin intensiv, është stabilizuar gjendja e tij dhe sot është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Klinikën e Maksillofaciales”, deklaroi Uka për Klankosova.tv.
Derisa kjo ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra, ku dyshohet se ky vetaksident ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në atë pjesë.
