Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku u transportua me helikopterin e ushtrisë.

Gjendja e tij raportohet se paraqitet e rëndë për jetën pasi ka marrë një plumb në nofull.

Nga kjo përplasje me armë humbi jetën efektivi i policisë, Enea Mekolli. Shkak për këtë ngjarje u bë autori i dyshuar Violand Braçellari. Ky i fundit ish-ushtarak, i shpallur në kërkim ndërsa ishte dënuar në mungesë me 10 vjet burgim nga Gjykata e Korçës për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME