Raketa që rrëzoi avionin luftarak amerikan “F-15” mbi Iran ishte kineze! Pekini furnizoi Teheranin para sulmit edhe me radarë

Raketa anti-ajrore e lëvizshme (portative) që thuhet se rrëzoi një avion luftarak amerikan F-15 mbi Iranin jugperëndimor muajin e kaluar, ka të ngjarë të ketë origjinë kineze, raportoi NBC News, duke cituar tre burime me njohuri të drejtpërdrejta për çështjen.

raketa kineze iran

Rrjeti tha se një nga burimet, së bashku me një zyrtar amerikan, informuan se Kina mund ta ketë furnizuar Iranin gjithashtu me avionë të fshehtë dhe pajisje radarësh paralajmërimi të hershëm me rreze të gjatë veprimi, gjatë fazave të hershme të luftës që Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën më 28 shkurt.

Të njëjtat burime vënë në dukje se rasti i rrëzimit të avionit luftarak amerikan është ende nën hetim. Incidenti kishte shkaktuar një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi 36-orësh për të gjetur pilotin e avionit.

NBC vëren se autoritetet amerikane po vazhdojnë të shqyrtojnë informacionin e disponueshëm në mënyrë që të përcaktojnë me saktësi llojin e raketës së përdorur, si dhe shkallën e përfshirjes së mundshme kineze në pajisjen e forcave të armatosura iraniane.

Muajin e kaluar, Donald Trump tha se i kishte kërkuar Presidentit Kinez Xi Jinping të mos e furnizonte Iranin me sisteme armësh. Siç tha Trump në atë kohë, udhëheqësi kinez e siguroi atë “se, në thelb, ai nuk e bën këtë”.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME