Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.Sipas policisë, rasti është raportuar rreth orës 21:40, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, teksa hetimet për rastin kanë nisur.
“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, konfirmoi për GazetaBlic, Enis Pllana, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës.Sipas burimeve të GazetaBlic, i plagosuri është Harbin Vitia.
