Shkëlzen Gashi: 85 deputetë që punuan pak muaj mund t’i kushtojnë buxhetit mbi 2 milionë euro

Pritshmëria për të mbuluar kostot e larta të pagave kalimtare për deputetët e legjislaturës së fundit ka nxitur një debat të ashpër mbi përgjegjshmërinë e përfaqësuesve të popullit dhe barrën financiare mbi taksapaguesit. Sipas raportimeve të fundit, llogaritet se rreth 2 milionë euro nga buxheti i shtetit do të shpenzohen për 85 deputetë, të cilët pas vetëm dhjetë javësh punë, pretendojnë të përfitojnë nga privilegji i pagës mujore prej 2 mijë eurosh për një vit të plotë.

Ky rrezik financiar vjen si pasojë e dështimit për të zgjedhur Presidentin dhe pamundësisë për të shmangur zgjedhjet e reja, duke lënë pas një kosto marramendëse për një periudhë tejet të shkurtër angazhimi politik. Kritikat kryesore drejtohen drejt cilësisë së përfaqësimit, duke vënë në dyshim nëse këta zyrtarë varen tërësisht nga të hyrat publike apo thjesht po shfrytëzojnë zbrazëtirat ligjore për përfitime personale në kurriz të qytetarëve.
​Lidhur me këtë situatë, analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar duke zbërthyer shifrat dhe implikimet morale të këtij
veprimi.

Postimi i tij i plotë:

​”Sipas raportimeve të mediave, 85 deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë punu vetëm 2 muaj e gjysmë, janë deklaru se nuk kanë të ardhuna tjera financiare dhe, në rast se nuk rizgjedhen deputetë, synojnë me marrë pagë kalimtare mujore prej rreth 2 mijë € për 12 muaj të tjerë: 85 deputetë × 12 muaj × 2,000 € = 2,040,000 €.
​Pra, mbi 2 milionë euro nga taksat tona për 85 deputetë që kanë punu vetëm 2 muaj e gjysmë e që nuk kanë arritë me e zgjedhë President-in/en e Kosovës e me i shmangë zgjedhjet e panevojshme.

​Nëse më shumë se 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovë, in rast se nuk rizgjedhen, mund të mbesin pa të ardhuna tjera financiare për 12 muajt e ardhshëm, atëherë kemi problem serioz me cilësinë e përfaqësimit politik. E nëse kanë mundësi të tjera, por megjithatë e shfrytëzojnë këtë privilegj, atëherë problemi është edhe më i madh.”

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME