Alarm për Hantavirusin në Shqipëri? Ekspertët tregojnë shenjat që s’duhen neglizhuar

Ditët e fundit, emri i Hantavirus ka rikthyer shqetësim dhe debat në rrjetet sociale dhe mediat shqiptare.

Alarmi u rrit pas raportimeve ndërkombëtare për raste të rënda dhe humbje jete të lidhura me virusin, por ekspertët sqarojnë se Hantavirusi nuk është një fenomen i ri për Shqipërinë.Sipas specialistëve të shëndetit publik, raste të këtij virusi janë dokumentuar në vendin tonë që prej vitit 1987, veçanërisht në zonat rurale.

Virusi transmetohet kryesisht nga brejtësit, sidomos përmes urinës apo jashtëqitjeve të tyre të thata që përhapen në ajër.
Simptomat që nuk duhen neglizhuar:

Temperaturë e lartë
Lodhje e fortë fizike
Dhimbje koke
Dhimbje muskulore në shpinë dhe kofshë
Probleme me frymëmarrjen
Dhimbje barku dhe mesi
Probleme me veshkat në rastet e rënda

Ekspertët paralajmërojnë se në forma të avancuara virusi mund të prekë mushkëritë ose veshkat dhe të bëhet shumë i rrezikshëm.

Aktualisht nuk ka një ilaç specifik antiviral për Hantavirusin, ndërsa trajtimi bëhet në spital me terapi mbështetëse dhe monitorim intensiv.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME