Agim Veliu, ka deklaruar se refuzon të jetë pjesë e listës për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit, ndonëse ishte propozuar nga dega e partisë në Podujevë.
Veliu tha se më herët kandidatura e tij ishte refuzuar nga lidershipi i partisë, ndërsa tani është propozuar pa konsultim. Ai kritikoi drejtimin aktual të LDK-së, duke thënë se partia është larguar nga identiteti i saj institucional dhe shtetformues.
Sipas tij, ndryshimet në qëndrime lidhen me “strategji për mbijetesë politike”, ndërsa theksoi se nuk largohet nga LDK-ja, por refuzon të jetë pjesë e një projekti që, sipas tij, dëmton karakterin e partisë.

