Një incident tronditës ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara mbrëmjen e së premtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit, ku një avion i kompanisë Frontier Airlines u përfshi në një ngjarje të rëndë sigurie gjatë fazës së ngritjes.
Sipas mediave amerikane, piloti i fluturimit 4345 komunikoi me kullën e kontrollit duke deklaruar: “Sapo goditëm dikë… kemi zjarr në motor”, duke përshkruar momentet dramatike pas përplasjes në pistë.
Pak sekonda më vonë, personeli në tokë konfirmoi seriozitetin e incidentit, duke raportuar praninë e mbetjeve njerëzore në pistën e aeroportit dhe dyshimet se një person ishte goditur nga avioni gjatë ngritjes.
Avioni, një Airbus A321neo me destinacion Los Angeles, po lëvizte me një shpejtësi rreth 224 kilometra në orë në momentin kur ndodhi ngjarja.
Autoritetet amerikane dyshojnë se viktima, e cila nuk ishte punonjës i aeroportit, kishte hyrë ilegalisht në zonën e sigurisë duke kaluar rrethimin dhe më pas kishte depërtuar në pistën e ngritjes dhe uljes së avionëve.
A Frontier Airlines flight bound for LAX hit a person on the runway during takeoff from Denver International Airport on Friday.
The Airbus A321 was taking off from runway 17L when it appeared to strike an individual walking on the runway. The pilot quickly aborted the takeoff.… pic.twitter.com/CtxCEYgYwl
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) May 9, 2026
