Astronomët mund të kenë gjetur më në fund se ku fshihet hidrogjeni i ‘zhdukur’ i universit

Astronomët mund të kenë gjetur më në fund se ku fshihet hidrogjeni i “zhdukur” i universit, sipas një studimi të ri që ka identifikuar dhjetëra mijëra xhepa të fshehur të këtij elementi që formoi yjet gjatë epokës së artë të gjithësisë.

Duke përdorur Teleskopin Hobby-Eberly në Teksas, kërkuesit arritën të rrisin numrin e reve të gazit të detektuara nga 3,000 në mbi 33,000, duke ofruar një pamje shumë më të plotë të asaj që njihet si “mesdita kozmike”, periudha rreth 10 deri në 12 miliardë vjet më parë kur galaktikat prodhonin yje me ritmin e tyre maksimal.

​Ky zbulim zgjidh një sfidë të kamur shkencore, pasi hidrogjeni nuk lëshon dritë vetë dhe mund të pikaset vetëm kur stimulohet nga nxehtësia e yjeve fqinje, gjë që e bën sinjalin e tij ekstremisht të dobët dhe të vështirë për t’u kapur pa pajisje me ndjeshmëri të lartë.

Shkencëtarët analizuan një sasi kolosale të dhënash për të gjetur këto struktura gjigante, të cilat variojnë nga retë e thjeshta në formë vezake rreth një galaktike të vetme, e deri te strukturat komplekse që ngjasojnë me ameba gjigante me tentakula që shtrihen në hapësirë dhe lidhin disa galaktika bashkë.
​Rëndësia e këtij studimi qëndron në faktin se u jep astronomëve mjetet për të mbushur “vrimat” në modelet ekzistuese mbi evolucionin e universit.

Deri tani, shkenca kishte teori që funksiononin, por mungesa e provave fizike për sasinë e madhe të hidrogjenit të nevojshëm për krijimin e yjeve ishte një pikëpyetje e madhe. Me këtë hartë të re dhe të detajuar të halove të gazit, kërkuesit tani mund të studiojnë me saktësi mekanikën se si lënda e parë e universit u shndërrua në galaktikat dhe sistemet diellore që njohim sot./Korrespodenti

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME