SHBA – Një raport i ri nga Shoqata Amerikane e Kancerit (ACS) ka zbuluar një rritje shqetësuese të rasteve të kancerit kolorektal te të rriturit e rinj. Sipas të dhënave të vitit 2026, rreth 45% e diagnozave të reja pritet të ndodhin te personat nën moshën 65 vjeç, një kërcim i madh krahasuar me vitin 1995, kur kjo shifër ishte vetëm 27%.
Shifrat që shqetësojnë mjekët
Ndërsa te moshat mbi 65 vjeç rastet kanë pësuar rënie, te grupmosha 20 deri 49 vjeç incidenca po rritet me 3% çdo vit. Ky lloj kanceri është bërë tashmë shkaktari numër një i vdekjeve nga kanceri te të rriturit nën 50 vjeç në Shtetet e Bashkuara. Ekspertët parashikojnë se vetëm këtë vit, një e treta e vdekjeve nga kanceri kolorektal do të jenë persona të moshës së mesme dhe të rinj.
Pse po sëmuren të rinjtë?
Ekspertët mjekësorë identifikojnë disa faktorë kyç që po nxisin këtë trend:
Ushqimi i pashëndetshëm: Konsumi i lartë i ushqimeve ultra-përpunuara, sheqerit dhe mishit të kuq.
Stili i jetesës: Mungesa e aktivitetit
fizik dhe rritja e shkallës së obezitetit.
Faktorët mjedisorë: Studimet e fundit sugjerojnë se prania e mikroplastikës në trup dhe ekspozimi ndaj toksinave bakteriale (si E. coli) mund të dëmtojnë ADN-në dhe të nxisin kancerin.
Lasteret e tjerë: Pirja e duhanit dhe konsumi i lartë i alkoolit mbeten faktorë rreziku madhorë.
Shenjat paralajmëruese dhe parandalimi
Mjekët bëjnë thirrje që personat nën 45 vjeç të jenë më vigjilentë ndaj simptomave që shpesh neglizhohen, si:
Gjakderdhje rektale ose gjak në jashtëqitje.
Humbje e pashpjegueshme në peshë.
Ndryshime të vazhdueshme në zakonet e jashtëqitjes.
Mungesë hekuri ose lodhje e pashpjegueshme.
Rekomandimi i ri për kontrollin (Screening)
Për shkak të këtij alarmi, udhëzimet zyrtare mjekësore kanë ndryshuar: tashmë rekomandohet që shumica e të rriturve të fillojnë kontrollet e rregullta (si kolonoskopia ose testet e shtëpisë) që në moshën 45 vjeçare. Për personat me histori familjare të sëmundjes, ky kontroll mund të kërkohet edhe më herët.
Mjekët oncologistë theksojnë se zbulimi i hershëm është mjeti më i fuqishëm për mbijetesë, duke i bërë thirrje të rinjve të mos injorojnë asnjë shqetësim digjestiv./Korrespodenti
