Babai i Naim Murselit thotë se djali i tij kishte një presion nga dikush

Babai i Naim Murselit, në një intervistë për gazetaren Blerta Dalloshi për emisionin “Opinion” është pyetur lidhur me detajet dhe dyshimet që qarkullojnë tashmë lidhur me vrasjen e Liridona Ademit.

Ndër të tjera ai është pyetur për pistën e një biseksualizmi të dyshuar të të birit, që mund të jetë zbuluar nga ana e Liridonës.

Shaban Murseli e ka mohuar këtë mundësi, ndërsa është shprehur se megjithatë një sekret i zbuluar nga Liridona mund të ketë qenë shkak për vrasjen.

Pjesë nga intervista me Shaban Murselin:

Është përmendur si shkak që mund të jetë biseksualizmi për të cilin ka patur informacion Liridona.

Sa i përket gjinisë mashkullore, tregoj të vërtretën, është ndoshta keq me thënë, i ka urrejt.

Po fëmijët, i kërkojnë prindërit?

Po mbrëmë kanë filluar, i kërkojnë dy persona nga dajat.

Keni komunikuar me ta?

Është gjendje e tensionuar, të vetmin komunikim e kam pas, ja dërgova një mesazh kisha dëshirë me marr pjesë në rivarrim, por mora përgjigje negative.

A lanë patur ndonjë herë telashe?

Kurrë në jetën time, as më ka thënë Liridona, as Naimi që kanë patur mosmarrëveshje.

Sa i përket financave është në borxhe?

Unë nuk e di të ketë borxhe, e ka patur një presion por prej kujt nuk e di.

Mund të jetë ndonjë sekret?

Mund të jetë ndonjë sekret dhe është dasht me e eleminu.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here