“Mbaj me vete numrin e vajzës, që kur të vdes ta njoftojnë”, rrëfimi i të moshuarit që emocionoi të gjithë

Një i moshuar ka rrëfyer në një intervistë për “Dita jonë” me gazetaren Kamila Xhakaj se mban me vete një letër me emrin e tij dhe numrin e vajzës, që në rast se ndërron jetë në rrugë, njerëzit të kenë mundësi të njoftojnë familjarët për ta marrë.

“Unë kam adresën me vete. Ishalla vdes rrugës. Shihe. “Hajdar Lila nga Fushë-Kruja. Hajde se kemi gjetur babanë duke numëruar yjet te “Zogu i Zi”. Se nuk i dihet ku vdes, se kam moshën…”, tha 83-vjeçari, përcjell A2 CNN

Lila tregoi edhe një rast të rëndë që kishte mësuar disa ditë më parë. “I ka vdekur babai, 3 fëmijë në Itali nuk erdhi asnjëri për ta varrosur”. “Unë kam tre fëmijë, dy vajza një djalë, dhe më marrin në telefon nga tre herë në ditë. Po nuk iu përgjigja në telefon, vijnë e më marrin”, shtoi ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME