James Rubin, ish-diplomat dhe ish-asistent i sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, ka paralajmëruar se javën tjetër do të japë dëshmi në Gjykatën Speciale, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.
Në një podcast me gazetaren e njohur, Christiane Amanour, Rubini tha: “Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që ishte i dobishëm për Madeleine Albright-in dhe në themelimin e Tribunalit fillestar për Krime Lufte, do të kthehem në të kaluarën dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme.”
Në Hagë po gjykohen ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Procesi ndaj tyre pritet të marrë epilog në fillim të vitit të ardhshëm, më shumë se pesë nga fillimi i tij.
Video nga minuta 37:40