Një seri vdekjesh të pazakonta kanë tronditur opinionin publik në Gjermani, pasi 16 kandidatë për zgjedhjet lokale në shtetin më të madh gjerman, North Rhine-Westphalia, kanë ndërruar jetë përpara se të realizohet votimi.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori i zgjedhjeve në këtë land, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me teori konspirative, sidomos pasi 7 nga të ndjerët ishin kandidatë të partisë së djathtë AfD.
AfD, e cila ka shënuar rritje të ndjeshme në popullaritet vitet e fundit, ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të deklaratave të bashkëkryetares Alice Weidel, e cila ndau në rrjetet sociale pretendimet e ekonomistit në pension Stefan Homburg, se “një numër kaq i madh vdekjesh është statistikisht pothuajse i pamundur”, raporton oranews.