Aktorët kryesorë të filmit më të ri “Superman”, David Corenswet dhe Rachel Brosnahan, janë bërë hit në rrjetet sociale pas shpërndarjes së një klipi nga sheshxhirimi.
Pamjet tregojnë dy aktorët duke vazhduar një skenë puthjeje edhe pasi regjisori James Gunn kishte thënë se xhirimi ishte ndalur. Ky moment i papritur ka tërhequr vëmendje të madhe në mediat sociale.
Një klip i shkurtër, ku aktorja Rachel Brosnahan shihet duke u përkulur për ta puthur aktorin David Corenswet, ka marrë mbi 57 milionë shikime vetëm në platformën X, duke u bërë një nga skenat më të komentuara të filmit.
— wonder. (@godsandmortaIs) August 12, 2025