Hasani: Për mua, Albulena Haxhiu e ka konsumuar të drejtën, është propozuar për kryeparlamentare dhe s’është zgjedhur tri herë

Profesori Enver Hasani beson se Albulena Haxhiu e ka konsumuar të drejtën e saj për të provuar deri në tri herë që të zgjidhet kryetare e Kuvendit, sipas dispozitivit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të bërë publik të premten.

“Me rregull, gjykuar sipas këtij dispozitivi, unë besoj që ajo e ka konsumuar të drejtën e saj”, tha ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Frontal në T7.

“Ajo është propozuar dhe s’është zgjedhur tri herë”, tha Hasani.

Ai tha se po ta shkruante arsyetimin e aktgjykimit, do ta përmendte këtë dhe do të votonte për të.
Hasani tha se e sheh të vështirë “që gjykata të gjejë interpretim tjetër”.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here