Vrasjet në Gjilan, Krasniqi: Alarm për pasigurinë dhe rritjen e kriminalitetit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas ngjarjes së sotme tragjike në Gjilan, ku mbetën të vrarë tre persona. Ai e cilësoi këtë rast si “një dhembje të madhe për të gjithë” dhe një alarm serioz për gjendjen e sigurisë në vend.

“Ngjarja tragjike e sotme në Gjilan, ku u vranë tre persona, është një dhembje e madhe për të gjithë. Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë,” shkroi Krasniqi në Facebook.

Ai u bëri thirrje institucioneve që të veprojnë shpejt për t’i sjellë para drejtësisë autorët e ngjarjes dhe për të rikthyer sigurinë e qytetarëve. “Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave!”, përfundoi ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME