Nata e fundit e Sunny Hill Festival në Prishtinë u mbyll me atmosferë elektrizuese dhe mijëra të pranishëm, por një episod i pakëndshëm me Dua Lipën ka marrë vëmendjen në rrjetet sociale.
Gjatë performancës në ditën e tretë, teksa po qëndronte afër skenës për të nënshkruar bluza të hedhura nga publiku, këngëtarja u godit disa herë në fytyrë nga vetë fansat e saj. Pamjet tregojnë momente kur bluzat i hedhen me forcë, duke e kapur në fytyrë dhe duke shkaktuar bezdi të dukshme.
E irrituar nga sjellja, Dua ktheu disa prej bluzave pa i nënshkruar, me një shprehje që e bënte të qartë pakënaqësinë e saj.
Ngjarja ka shpërthyer debat në rrjet: një pjesë e ndjekësve e justifikojnë reagimin e saj dhe kërkojnë më shumë respekt për artistët gjatë ndërveprimeve me publikun.
Megjithatë, pavarësisht incidentit, Sunny Hill Festival përfundoi me sukses, duke përforcuar reputacionin si një ndër festivalet më të mëdha në Evropën Juglindore.
Dua Lipa “nervozohet” – ia kthen mbrapsht duksin që iu hodh në kokë për autograf
Dua Lipa “nervozohet” – ia kthen mbrapsht duksin që iu hodh në kokë për autograf
#ATV
Posted by ATV Videos on Sunday, August 3, 2025