osova u trondit mbrëmë nga dy vrasje që ndodhë në një periudhë të shkurtë kohore nga njëra-tjetra.
Fillimisht mbrëmë Policia bëri të ditur se një grua është vrarë nga të shtënat me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:20, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Sinidoll.
iç u bë e ditur, viktima është gruaja e Naim Murselit, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit. Dorasit ende nuk janë kapur, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Rasti është klasifikuar si “vrasje me pasoja të grabitjes”, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Siç u bë e ditur, viktima është gruaja e Naim Murselit, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit. Dorasit ende nuk janë kapur, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Rasti është klasifikuar si “vrasje me pasoja të grabitjes”, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Sipas Policisë derisa viktima ndodhej në veturë bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, një person i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë.
Në këtë rast viktima është qëlluar me armë zjarri për vdekje.
Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, i cili ka thënë në polici se kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre.
Rasti është duke u hetuar.
“GRABITJE ME PASOJA TË VRASJES
Rr. Dlip Alshiq, Prishtinë 29.11.2023 – 020:26. Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Pa kaluar shumë kohë, Prishtina u trondit nga një vrasje tjetër.
Një 29 vjeçar theri për vdekje me thikë babanë e gruas së tij.
I dyshuari për vrasjen 55 vjeçarit, siç raportoi mbrëmë gazeta online Reporteri.net është një 29 vjeçar, me të cilin viktima ka lidhje familjare.
Reporteri.net merr vesh se dorasi është Edon Bujupi. Ai pasi theri me thikë babanë e gruas u arratis nga vendi i krimit me një veturë të tipit Mercedes.
I njëjti ende nuk është arrestuar.
Bujupi pak ditë para se të kryente vrasjen ishte shpallur i zhdukur nga bashkëshortja e tij. Rasti i zhdukjes ishte raportuar edhe në raportin 24 orësh të policisë, të së premtes së 25 nëntorit.
Siç u bë e ditur, bashkëshortja e Bujupit ka raportuar në polici se i njëjti ka dalë nga shtëpia të premten dhe se nuk di asgjë për vendndodhjen e tij.
Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, pasi 29 vjeçari ishte kthyer në shtëpi, viktima në këtë rast, babai i gruas kishin shkuar te shtëpia e tij dhe pas një konflikti i njëjti ishte therë për vdekje.
Me kronikë të zezë ka qenë e mbushur edhe java e kaluar në Kosovë. Shpërthime, arrestime e një plaçkitje si nëpër filma, të gjitha këto brenda pak ditësh, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Kosova u trondit të mërkurën e kaluar nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në qendër të Suharekës. Në pikë të ditës një grup prej katër personash kanë kryer një grabitje në një argjendari. Ata u konfrontuan me Policinë e Kosovës.
Për pasojë një polic ka mbetur i plagosur, dhe një tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për dhënien e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale për grabitjen e armatosur në argjendarinë në Suharekë.
Gjykata Themelore e Prizrenit sot ka vendosur për një muaj në paraburgim ndaj dy të dyshuarve.
Një shpërthim ndodhi në tregun e kafshëve në Prizren javën e kaluar. Hedhja e një granate dore la të lënduar dhjetë persona.
Gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje mes disa personave. Dy persona u arrestuan në lidhje me këtë rast. /Reporteri.net/