Cili është dallimi mes inteligjencës natyrore dhe asaj artificiale?

Astrofizikani Jahja Koka, në një ligjëratë për platformën “Inteligjenca n’3D”, shpjegoi në mënyrë shkencore dallimin mes inteligjencës natyrore të njeriut dhe asaj artificiale të makinës. Përmes një krahasimi të qartë dhe të kuptueshëm, ai tregoi sesi funksionon procesi i të mësuarit te truri i njeriut krahasuar me algoritmet kompjuterike.

Koka tha se rritja e inteligjencës natyrore ndodh përmes zhvillimit të lidhjeve ndërmjet fijeve nervore në tru. Kjo rritje është më e shpejtë deri në moshën 17-vjeçare, por mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës nëse ushqehet me përpjekje mendore dhe aktivitet intelektual.

“Rritja e inteligjencës apo mençurisë do të thotë rritja e lidhjeve të këtyre fijeve. Kjo ndodh sidomos deri në moshën 17 vjeçare… për ta mbajtur atë duhet të ushtrojë njeriu… me ushtrime intelektuale, pra rritet mundësia e lidhjes së fijeve përtej moshës 17-vjeçare, apo deri në vdekje”, shpjegon Jahja Koka.

Nga ana tjetër, Koka sqaroi se edhe inteligjenca artificiale funksionon mbi bazën e një rrjeti me nyje dhe lidhje – por në vend të fibrave biologjike, përdoren peshë statistikore dhe parametra si “bias”. Sa më e madhe pesha e një lidhjeje, aq më e rëndësishme bëhet ajo për të mësuarin e sistemit.

“Mu prej aty ekzistojnë ‘nodes’, pra nyjet, pastaj ekzistojnë ‘weight’, pesha statistikore që përfaqëson lidhjen e atyre fijeve… aty qëndron mundësia e rritjes së të mësuarit… derisa të vijmë deri te ajo pika tjetër, në të cilën vepron ajo ‘bias’, që e quajta unë si pikë e veprimit të kositjes së informacioneve”, shton ai.

Deklaratën e plotë të astrofizikanit Jahja Koka në Inteligjenca n’3D, e gjeni në videon më poshtë:

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here