Çfarë është vetëdija? – Jahja Koka ngre pyetjen që s’ka përgjigje

Në një ligjëratë për “Inteligjenca n’3D”, astrofizikani Jahja Koka u ndal te një nga temat më sfiduese të shkencës moderne – vetëdija. Ai e shpjegon përmes funksionit të neuroneve, kimisë së trurit dhe sfidave që ka shkenca për ta përkufizuar atë saktë, duke ngritur një pyetje që ende nuk ka përgjigje.

Koka e fillon shpjegimin duke u ndalur te funksionimi i një neuroni – njësia themelore e trurit të njeriut – për të kuptuar si përpunohen informacionet. Sipas tij, lidhjet nervore nuk komunikojnë drejtpërdrejt fizikisht, por përmes një substance kimike të quajtur neurotransmetues.

“Ekziston teori, që shpjegon se si përcjellet informacioni nëpërmes të asaj qelize, që e ka kokën, e ka aksonin, pra trupin e gjatë dhe pastaj e ka bishtin ku përfundon në fije, mirëpo qeliza me qelizën nuk lidhet në mënyrë fizike… janë të zhytura në një materie që quhet neurotransmetues”, shpjegon Jahja Koka.

Sipas tij, kujtesa dhe informatat që ruajmë që nga fëmijëria janë të regjistruara pikërisht në këtë kimi të ndërlidhjes nervore.

“E në qoftë se më pyetni se ku regjistrohet memoria… Pikërisht në këtë kimi. Prandaj, kjo kimi quhet neurotransmetues”, thotë ai.
Kur pyetet se çfarë është vetëdija, Koka pranon se as shkenca nuk ka një përgjigje përfundimtare. Sipas tij, vetëm një bashkëpunim mes neurologjisë dhe inxhinierisë së rrjeteve neurale mund të çojë drejt një përgjigjeje më të saktë.

“E në qoftë se më pyetni çka është ajo, nuk e di përgjigjem, se çka është vetëdija, por fatkeqësisht nuk e di kurrkush deri më sot, e në qoftë se aludoni që një se një neurolog apo ata që merren me hulumtimin e shkencës trunore, pra shëndetit mendor, nuk do të jenë në gjendje ta sqarojnë dot, por ata të cilët me anë të aparatit matematikorë, inteligjencës neurale artificiale të qarkullimit, procesimit të informacioneve, që faktikisht janë inxhinierë mund të jeni edhe mjekë, është mirë që i njëjtin njeri t’i ketë të dyjat, por zakonisht bëhet me punë ‘teamwork’, domethënë një bashkëpunim interdiciplinar, që e analizojnë procesimin e informacioneve dhe përgjigjen e vetëdijes, pra si funksionon në mënyrë deterministike truri apo procesimi i informacioneve, do ta japin përgjigjen ata të cilët janë ekspertë për lëminë inxhinierike që quhet Neural Network, procesimi neural”, shpjegon Koka.

Deklaratën e plotë të astrofizikanit Jahja Koka në Inteligjenca n’3D, e gjeni në videon më poshtë:

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here