Kosovarët janë ‘zhytur’ në kredi në bankat e vendit.
Deri në muajin tetor të këtij viti vlera e kredive që kanë lëshuar bankat ka arritur në 4.83 miliardë euro.
Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat bankare për muajin tetor, ku shihet se kreditë bankarë kanë shënur rritje për 1 për qind, raaporton Gazeta10.
“Kreditë bruto në fund të muajit tetor 2023 kanë shënuar rritje për 42.47 (milioë euri) e që është për 1% më e lartë krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 4.83 miliardë euro”, thuhet në raport.
Ndërkaq, vlera e kredive të reja në muajin tetor ishte 160.6 milionë euro.
As me kursime kosovarët nuk e kanë lënë keq.
Edhe depozitat kanë shënuar rritje për 0.4 për qind
“Depozitat e klientëve në tetor 2023 kanë shënuar rritje për rreth 22.51 milionë euro që është 0.4% më e lartë krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 5.87 miliardë euro. Rreth 26% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5% të totalit të depozitave (apo rreth 3.90 miliardë euro)”, thuhet në raportin e BQK-së.
Vlera e depozitave të reja në muajin tetor ishte 61.3 milionë euro.
Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit tetor 2023 ishte 838.3 milionë euro. Ndërsa provizionet për kredi u zvogëluan për 0.3 milionë euro apo 2.8% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 10.40 milionë euro.