Shyhrete Behluli s’ndalet së sjelluri projekte të reja muzikore, të cilat rezultojnë shumë të pëlqyera nga publiku.
Ajo vazhdon të jetë shumë e dashur për publikun e saj.
‘Bilbili i Mushtishtit’, krahas muzikës është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet, raporton gazeta10.
Në fotografinë e fundit ajo shfaqet në shoqëri të vajzës së saj të vogël, Engjëllushes.
Të rregulluara bukur dhe të kombinuara në veshje, nuk po dihet se cila është nëna e cila vajza.
Në këtë pamje, Shyhretja po e ‘sfidon’ vajzën e saj. Shyhretja na dëshmon edhe njëherë se vitet janë vetëm numra për të.