Kurti: Serbia po i shënjestron disa deputetë të pakicave joserbe

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se Serbia po vazhdon përpjekjet për sabotimin e konsolidimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ua ka dhënë në dispozicion burimet dhe mjetet shtetërore Listës Serbe dhe kryeterroristit Milan Radoiçiq, ndërsa janë duke u shënjestruar disa deputetë të pakicave joserbe.

Kurti ka thënë se institucionet e sigurisë kanë informacione të konfirmuara lidhur me këtë dhe kjo ishte ndër çështjet që u diskutua në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës të dielën.

Postimi i tij:

Pas ndërhyrjes në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Republikën e Kosovës, për çfarë kemi informuar në konferencë për media bashkë me ministrin Nenad Rashiq me datë 9 mars 2025, Serbia po vazhdon përpjekjet për sabotimin e konsolidimit të institucioneve të dala nga këto zgjedhje.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ua ka dhënë në dispozicion burimet dhe mjetet shtetërore për këtë Listës Serbe dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq, i cili në agresionin kriminal e terrorist të Banjskës, më 24 shtator 2023, ishte nënkryetar “de jure” i Listës Serbe, kurse tani është kryetar “de facto” i këtij subjekti politik.

Në shënjestër janë disa deputetë të pakicave joserbe. Institucionet e sigurisë kanë informacion të konfirmuar lidhur me këtë, dhe kjo ishte njëra ndër çështjet që shqyrtuam në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here