Kina kryen stërvitje ushtarake me zjarr të vërtetë në ngushticën e Tajvanit

Ushtria e Kinës ka realizuar një stërvitje me zjarr të vërtetë në ngushticën e Tajvanit, duke simuluar sulme në portet kryesore dhe objektet energjetike, njoftoi ajo të mërkurën.Stërvitja e koduar “Strait Thunder” është një përshkallëzim i stërvitjeve të mëparshme të zhvilluara nga Kina rreth Tajvanit, i cili konsiderohet si territor i Kinës.

Zyra presidenciale e Tajvanit reagoi duke “denuar fuqishëm” provokimet ushtarake, të cilat janë bërë më të shpeshta mes tensioneve në ngushticë. Kina ka intensifikuar retorikën e saj kundër presidentit të Tajvanit, Lai Ching-te, duke e etiketuar atë si një “parazit” dhe “separatist”, ndërsa ai i referohej Pekinit si një “forcë të huaj armiqësore”.

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës (PLA) tha se stërvitjet kishin për qëllim të ishin një “paralajmërim serioz” ndaj forcave që mbështesin “pavarësinë e Tajvanit”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here