Pamje: Tërmet 7.7 Rihter në Myanmar, raportohet për dëme kolosale

Një tërmet me magnitudë 7.7 ka goditur Myanmar, raporton Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Po ashtu kishte një pasgoditje të dytë e fortë prej 6.4 ballë rreth 12 minuta pas tërmetit fillestar, sipas USGS.

Lëkundjet u ndjenë në Kinë dhe Tajlandë, ndërsa pamjet në mediat sociale tregojnë njerëz që evakuojnë ndërtesat në Bangkok dhe mblidhen në rrugë.

Kryeministri i Tajlandës, Paetongtarn Shinawatra po mban një takim urgjent pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Mianmarin fqinj.
Lëkundjet u ndjenë në të gjithë Tajlandën, duke përfshirë kryeqytetin Bangkok dhe qytetin verior të Chiang Mai, sipas banorëve dhe agjencisë së vendit për fatkeqësitë.

Sipas USGS, epiqendra e tërmetit ishte 16 km (10 milje) në veriperëndim të qytetit Birman të Sagaing, pranë qytetit Mandalay. Kjo është një zonë rreth 100 km në veri të kryeqytetit Naypyidaw.

Gazetarët e AFP-së në Naypyidaw thanë se rrugët u prishën nga forca e lëkundjeve dhe copa tavanesh ranë nga ndërtesat.

Zona e madhe e Bangkokut është shtëpia e më shumë se 17 milionë njerëzve, shumë prej të cilëve jetojnë në apartamente shumëkatëshe.

Tërmeti ishte mjaft i fortë sa që uji të dilte nga pishinat, disa të larta në shumëkatëshe në Bankok. Disa raportues për mediat ndërkombëtare thonë se lëkundjet ishin marramendëse, ndërsa uji i një rrokaqiell u derdh në rrugë.

Siç raporton edhe BBC rrugët u prishën nga forca e lëkundjeve dhe copa tavanesh ranë nga ndërtesat.

Tajlanda nuk është një zonë tërmetesh dhe pothuajse të gjithë tërmetet që ndihen atje, të cilët janë të rrallë, janë në Mianmarin fqinj.

Duke qenë se ndërtesat në Bangkok nuk janë projektuar për tërmete të fuqishme, dëmet strukturore mund të jenë të konsiderueshme.
Policia e kryeqytetit të Tajlandës, Bangkok, tha se një ndërtesë shumëkatëshe në ndërtim u shemb, por që ende nuk ka të dhëna për viktima të mundshme.

Një video e shpërndarë në mediat sociale tregoi strukturën shumëkatëshe që lëkundet dhe shkërmoqet në një re pluhuri ndërsa shikuesit bërtisnin dhe vraponin.

Nuk dihet ende nëse ka të vdekur, por CNN raporton se Shërbimet e urgjencës thonë se 50 persona ishin brenda një ndërtese që u shemb në Parkun Chatuchak, Bangkok.

Instituti Kombëtar për Mjekësinë Emergjente thotë se 43 persona janë bllokuar në ndërtesë dhe shtatë të tjerë janë plagosur.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here