Qindra studentë dhe protestues bllokuan një urë kyçe në Beograd për të protestuar për vdekjen e 16 viktimave në një katastrofë të stacionit hekurudhor nëntorin e kaluar. Protestat e përditshme të udhëhequra nga studentët janë përhapur gjatë katër muajve të fundit në pjesën më të madhe të Serbisë.
Protestuesit në urën e Brankos që lidh qendrën e qytetit me zonën e Novi Beogradit, valëvitën flamuj, u ranë bilbilave dhe brohoritën sloganin e tyre të përhershëm, “largojini ata”. Shumë në Serbi e kanë lidhur katastrofën e Novi Sadit me korrupsionin dhe keq menaxhimin e përhapur.
Autoritetet dhe presidenti Aleksandar Vuçiç dhe Partia e tij në pushtet i mohojnë këto akuza. Ata akuzojnë gjithashtu Vuçiçin për lidhje me krimin e organizuar, mbytje të lirive të medias dhe dhunë ndaj kundërshtarëve politikë