Qysh në nisje të komunikimit merr urime për triumfin në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Teksa dukej në humor të mirë, Albin Kurti, me gjasë ishte i bindur se po fliste me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics.
Por, në fakt, gjithë këtë muhabet, kryeministri i Kosovës nuk po e bënte me liderin e shtetit nga verilindja e Evropës, i cili dy herë kishte qenë në vizitë në Prishtinë, së fundmi para 6 ditëve.
Kurti ra pre e një rrengu që ia bënë dy komedianët rusë, të njohur si Vovan e Lexus.
Se pse nuk mori masa që ta dijë se me kë po flet nuk dihet, por i pari i qeverisë në Prishtinë nuk ngurroi ta shajë e kritikojë vendin nga i cili vijnë thirrësit e tij të vërtetë në këtë komunikimin.
Se çka ndodhi më pas në këtë bisedë, ndiqeni kronikën në vijim: