Rusia dhe SHBA duan që ta “finlandizojnë” botën

Finlandizimi dhe NATO-izimi kanë pak kuptim për amerikanët e zakonshëm, të cilët mund t’i imagjinojnë gjeneralët dhe admiralët duke kaluar më shumë kohë në sauna…

Si president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden përdorte vazhdimisht një frazë të veçantë që tregonte 2 nga mënyrat e shumta sesi ai kontrastonte me pasardhësin e tij, Donald Trump: presidenti i 46-të ishte një komunikues i keq, por një strateg i mirë gjeopolitik; i 47-ti ishte i kundërt.

Biden u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin donte “finlandizimin e NATO-s”, por në vend të kësaj mori “NATO-izimin e Finlandës”. Finlandizimi dhe NATO-izimi kanë pak kuptim për amerikanët e zakonshëm, të cilët mund t’i imagjinojnë gjeneralët dhe admiralët duke kaluar më shumë kohë në sauna.
Mongolia, të cilën Moska dhe Pekini e konsiderojnë një shtet tampon midis tyre, cilësohet si e “finlandizuar”.

Kështu quhet edhe disa nga vendet e tjera të Azisë Qendrore. Tajvani ka debatuar nëse “finlandizimi” do të ishte një qasja më e përshtatshme për të frenuar sulmin e Kinës. Plani fillestar i Putinit për Ukrainën, ishte pushtimi dhe nënshtrimi i saj i drejtpërdrejtë.

Por kur ukrainasit trima, si finlandezët në vitin 1939, ia mohuan Moskës atë triumf, Putin u detyrua të zvogëlojë ambiciet e tij. Që ai të tolerojë ekzistencën e vazhdueshme të Ukrainës, vendi të bëhet një tokë e askujt, pra përgjithmonë jashtë NATO-s, e çmilitarizuar dhe i përulur ndaj Kremlinit.Me pak fjalë të finlandizohet. Ai ka vizione të ngjashme edhe për Moldavinë, Gjeorgjinë (jashtë NATO-s) dhe madje edhe Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë (në NATO). Por kërcënimi i Putinit shtrihet edhe më tej. Ai dëshiron të shpërbëjë, jo vetëm Ukrainën, por të gjithë aleancën perëndimore.

Duke shkelur kufijtë e Ukrainës, ai ka hedhur poshtë të gjithë rendin ndërkombëtar “të bazuar në rregulla”, i cili bazohet tek ligjet dhe parimi i sovranitetit kombëtar, siç përcaktohet në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Pra, kur Biden tha se Putin e NATO-izoi Finlandën, nënkuptonte më shumë sesa vetëm hyrjen e Finlandës në aleancë.

Ai synonte se thoshte se Rusia kishte dështuar në një kuptim më të gjerë, sepse me ndihmën amerikane, evropiane, madje edhe aziatike, Ukraina po mbrohej dhe po i afrohej gjithnjë e më shumë Perëndimit. Dhe që Perëndimi ishte më i bashkuar dhe i vendosur për të mbrojtur jo vetëm Ukrainën, por vetë idenë e sovranitetit kombëtar.

Trump synon që t’i zhbëjë këto arritje. Ai e ka përbuzur prej kohësh NATO-n, duke hedhur dyshime mbi klauzolën e mbrojtjes reciproke, dhe dobësuar efektin e saj parandalues ​​ndaj Rusisë. Ai i përçmon aleatët – si për shembull Danimarkën, të cilës synon ti marrë Grenlandën – dhe e ka lavdëruar Putinin si një njeri të fortë.

Poshtëroi presidentin ukrainas në Zyrën Ovale, dhe në emër të negociatave të paqes duket i pavëmendshëm për një armëpushim që mund të përbënte një kapitullim të Ukrainës. Madje Trump duket i prirur të bëjë disa nga “finlandizimet” e tij. E si mund të quhen ndryshe synimet e tij ndaj Kanadanë në veri apo Panamasë në jug?

Biden e kuptonte vlerën e aleancave dhe rendit ndërkombëtar, ndërsa Trump jo. Biden ishte i dobët në shpjegimin e kërcënimeve të huaja për amerikanët, ndërsa Trump di të joshë me shumë votues. Por edhe kur shpallet me një zë të butë dhe joshës, politika e braktisjes së miqve dhe idealit të sovranitetit, dhe afrimit me tiranitë dhe agresionin, është një strategji e tmerrshme./ Shkruar nga Andreas Kluth “Bloomberg”

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here