Sonte `Nata e Zjarreve` në Prekaz

Me “Natën e Zjarreve” sonte përfundon manifestimin gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktivitete të shumta janë shënuar më 5 dhe 6 mars, në 27-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.Sot, në ditën e tretë të Epopesë, nga ora 19:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas ndezjes së flakadanëve, në ora 19:30 do të vazhdojë manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here