Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Berovë, -7 gradë, ndërsa një gradë maksimum është matur në Vinicë. Siç informon DPHM, -5 gradë është matur në Manastir, -4 në Hanet e Mavrovës, -3 në Shkup – Petrovec, Tetovë, Prilep, Demir Kapi dhe Strumicë, -2 në Pretor, Shtip dhe Gjevgjeli, -1 në Kriva Pallankë, Veles, Kavadar dhe Kodër të Diellit, si dhe 0 gradë në Shkup – Zajçev Rid, Ohër, Kumanovë dhe Krushevë.
Shtresa e borës në Kodër të Diellit është 23 centimetra.
Sipas DPHM, gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë prej orës 14 deri 19 gradë Celsius. Në Shkup mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të lehtë veriore dhe temperaturë deri 18 gradë.
DPHM njoftoi se në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë me temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të rriten dhe do të jenë dukshëm më të larta në fund të javës së punës kur në disa vende do të tejkalojnë 20 gradë.