Autoritetet italiane kanë vënë në praga dy shqiptarë të cilët hynë të armatosur në një vilë në Longuelo. Plani i “skifterëve” shqiptarë nuk shkoi siç dihet pasi pronari, një ish-financier i Policisë italiane, reagoi në kohë ndaj tyre. Gjithashtu raportohet se i moshuari plagosi njërin prej tyre.
27-vjeçari Edvin Palushi, i plagosur gjatë grabitjes dhe bashkëpunëtori i tij 26 -vjeçar, Fatmir Mollaj u arrestuan 24 orë pas ngjarjes. Pas një gjykimi të shpejtë, ata u dënuan për grabitje. Palushi u dënuar me 5 vjet e 8 muaj me gjykim të shkurtuar dhe Mollaj me 7 vjet e gjysmë me gjykim të zakonshëm.I moshuari ka rrëfyer se ndodhej në shtrat kur dëgjoi zhurmë nga tarraca e banesës së tij, në Bergamo. Autorët hynë në shtëpi nga një dritare franceze në pjesën e pasme, e cila ishte hapur me forcë me levë.
Teksa i moshuari po shikonte televizor, ai u befasua nga kjo ndërhyrje e dhunshme. Grabitësit me fytyrat e mbuluara me kapuç, e urdhëruan menjëherë që të dorëzonte para dhe sende me vlerë. Teksa i gjetën 500 euro në portofolin e tij, të dyshuarit mbetën të pakënaqur.
“Ata vazhdonin të thoshin: “Para, para!”, dëshmoi ai, duke nënvizuar presionin dhe agresionin e shfaqur nga grabitësit. Në këto kushte ai ka zgjedhur të vetëmbrohet.
Në një moment tensioni të madh, plaku iu referua përvojës së tij të kaluar si efektiv dhe vendosi të reagonte. Ai ka rrëmbyer një armë që kishte vendosur nën jastëk dhe ka qëlluar duke goditur në krah një nga hajdutët.
“Kam qëlluar, por kam synuar në tavan”, sqaroi ai, duke sugjeruar se donte të trembte në vend që të lëndonte. Gjesti pati efektin e dëshiruar pjesërisht pasi hajdutët, të frikësuar, ikën duke marrë me vete çantën e plakut.
Patrulla e policisë lokale, e alarmuar nga banorët e zonës, ka nisur menjëherë kërkimet për kapjen e hajdutëve të arratisur. Kapja u krye pas një ndjekjeje që zgjati gati 24 orë. Aktualisht, të dy ndodhen në burg dhe pasi të kenë kryer dënimin, do të përballen me dëbimin nga territori italian.