6 C
Pristina
E premte, 31 Janar, 2025

I riu në Istog vetëplagoset me armë, përfundon në ndalim pasi e gënjeu policinë se u sulmua nga qentë

Dyshohet se në fshatin Vrellë të Istogut një i ri pësoi lëndime nga arma e zjarrit dhe e futi veten në telashe duke deklaruar rrejshëm në polici.

Sinjali mëson se i dyshuari përfundoi me lëndime në spital pasi ishte vete plagosur me një armë zjarri, por para Policisë deklaroi se plagët i kishte pësuar nga sulmi i qenve endacakë.Megjithatë, rrena nuk i shkoi gjatë pasi u zbulua se arma i kishte shkrepur nga pakujdesia dhe ka pësuar lëndime në këmbë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, teksa i dyshuari ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Nga aty, është shoqëruar në stacion policor dhe më vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here