Cilët janë të gjithë urdhrat ekzekutivë që Trump nënshkroi ditën e parë?

Presidenti Donald Trump e ka nisur mandatin e tij të dytë me një valë direktivash ekzekutive që përfshijnë politika të brendshme, reforma rregullatore dhe ndryshime në marrëdhëniet ndërkombëtare. Vendimet e tij shënojnë një kthesë të fortë drejt sloganit “Amerika e Para,” të cilat synojnë uljen e kostove qeveritare dhe rishikimin e prioriteteve federale.

Emigracioni, prioritet Kryesor

Trump shpalli një emergjencë kombëtare në kufirin jugor, duke kërkuar masa të rrepta kundër emigracionit të paligjshëm. Ai nënshkroi urdhra për:

Anulimin e shtetësisë nga lindja, duke prekur fëmijët e emigrantëve të paligjshëm ose me viza të përkohshme. Ky veprim është në kundërshtim me interpretimin historik të Amendamentit të 14-të dhe tashmë është sfiduar në gjykatat federale.
Mbylljen e kufirit jugor me ndihmën e ushtrisë për të ndaluar kontrabandën dhe migracionin e paligjshëm.
Rivendosjen e politikës “Qëndro në Meksikë”, që detyron azilkërkuesit të presin jashtë SHBA deri në përfundimin e procedurave të tyre ligjore.
Deportime masive, duke premtuar programin më të madh të dëbimeve në historinë amerikane.
Krijimi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE)

Logo
English

Bota
Cilët janë të gjithë urdhrat ekzekutivë që Trump nënshkroi ditën e parë?
KOMENTE
21-01-2025 11:44

Text size
AaAa
Presidenti Donald Trump e ka nisur mandatin e tij të dytë me një valë direktivash ekzekutive që përfshijnë politika të brendshme, reforma rregullatore dhe ndryshime në marrëdhëniet ndërkombëtare. Vendimet e tij shënojnë një kthesë të fortë drejt sloganit “Amerika e Para,” të cilat synojnë uljen e kostove qeveritare dhe rishikimin e prioriteteve federale.

– Advertisement –
Emigracioni, prioritet Kryesor

Trump shpalli një emergjencë kombëtare në kufirin jugor, duke kërkuar masa të rrepta kundër emigracionit të paligjshëm. Ai nënshkroi urdhra për:

Anulimin e shtetësisë nga lindja, duke prekur fëmijët e emigrantëve të paligjshëm ose me viza të përkohshme. Ky veprim është në kundërshtim me interpretimin historik të Amendamentit të 14-të dhe tashmë është sfiduar në gjykatat federale.
Mbylljen e kufirit jugor me ndihmën e ushtrisë për të ndaluar kontrabandën dhe migracionin e paligjshëm.
Rivendosjen e politikës “Qëndro në Meksikë”, që detyron azilkërkuesit të presin jashtë SHBA deri në përfundimin e procedurave të tyre ligjore.
Deportime masive, duke premtuar programin më të madh të dëbimeve në historinë amerikane.
Krijimi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE)

Një nga vendimet kryesore ishte krijimi i një organi të ri këshillues, Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), i cili synon të ulë shpenzimet e qeverisë dhe të përmirësojë proceset administrative. Departamenti pritet të drejtohet nga Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX. Musk do të ketë në dispozicion një ekip prej rreth 20 punonjësish.

Ngrirja e punësimeve federale

Trump nënshkroi një urdhër që ndalon çdo punësim të ri federal, përveç rasteve të ushtrisë dhe kategorive specifike, deri sa administrata të ketë kontroll të plotë mbi proceset qeveritare. Në një tjetër vendim, punonjësit federalë urdhërohen të kthehen në punë në zyrë, duke përjashtuar punën nga shtëpia.

Liria e fjalës dhe hetimet mbi censurën

Një tjetër direktivë kërkon “rivendosjen e lirisë së fjalës” dhe urdhëron hetime ndaj zyrtarëve federalë për censurë të mundshme gjatë administratës së mëparshme.

Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Në një lëvizje të shumëdiskutuar, Trump urdhëroi tërheqjen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke kritikuar trajtimin e pandemisë nga organizata. Gjithashtu, ai anuloi disa vendime të epokës Biden, duke përfshirë heqjen e Kubës nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit.

Trump nënshkroi një urdhër që përcaktonnjohjen zyrtare të dy gjinive, mashkull dhe femër, dhe shfuqizoi të gjitha programet e diversitetit.

Klima dhe Energjia

Trump nënshkroi tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit për Klimën dhe shpalli një emergjencë kombëtare energjie për të mbështetur zhvillimin e burimeve fosile. Ai shfuqizoi gjithashtu masat e njohura si “Marrëveshja e Re e Gjelbër,” duke e quajtur atë të papërshtatshme për ekonominë amerikane.

Faljet e të dënuarve

Presidenti njoftoi falje për rreth 1600 persona të përfshirë në trazirat e Kapitolit në vitin 2021 dhe lehtësime dënimi për anëtarë të grupeve të djathta ekstreme si Oath Keepers dhe Proud Boys.

Ekonomia

Trump udhëzoi agjencitë federale të analizojnë mundësitë për uljen e kostove të strehimit, ushqimit dhe karburantit. Ai shprehu mbështetje për zhvillimin e një rezerve strategjike për kriptomonedhat, duke e cilësuar atë si një aset kombëtar.

Pezullimi i ndalimit të Tik Tok

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar në ditën e parë në detyrë një urdhër ekzekutiv që vonon për 75 ditë zbatimin e ndalimit të TikTok në Shtetet e Bashkuara, duke e shtyrë efektin e ligjit që kishte kaluar në Kongres dhe ishte nënshkruar nga ish-presidenti Joe Biden.

Ky ligj kërkonte që, duke filluar nga data 19 janar, TikTok të ndalohej në SHBA, përveç nëse kompania pranohej të shiste një pjesë të pronësisë tek një blerës amerikan ose aleat i SHBA-së.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here