Haliti: Albini po thotë se ka me i marrë 500 mijë vota, s’e di kah ka me i marrë

Xhavit Haliti, një nga themeluesit e UÇK-së dhe kandidat për deputet nga PDK, në emisionin CONTEXT në ATV, ka ironizuar me pretendimet e kryeministrit Albin Kurti për të fituar 500 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai u shpreh skeptik për pretendimet e Kurtit, duke vënë në dyshim aftësinë e tij për të mbledhur kaq shumë vota.

“Albini po thotë që ka me fitu 500 mijë vota, s’e di ku ka me i marrë. Bile, ai s’është i suksesshëm as në mbushjen e sallave, sepse po ka zbrazëtina në salla kur është ai,” deklaroi Haliti.

Ai tha se partitë po përpiqen të mobilizojnë elektoratin përmes tubimeve të mëdha, por sipas tij, 70% e elektoratit tashmë e di se kënd ka me e votu.

“TÇdo parti e thirri elektoratin e vet në hapje dhe edhe në lokalitete ku po mbushen, për shembull, ne e patëm një tubim shumë të madh edhe në Ferizaj, e patëm edhe në Viti. Sot ishte në Skenderaj. Do me thënë në Skenderaj, në rregull, atje po besoj ka pasë edhe nga fshatrat e nga rrethit, po i shthërrasin njerëzit me ardhë me u dukë më shumë, me kriju një vullnet më të madh tek elektorati tek njerëzit e tyre dhe shumica i kanë mbushë sallat deri tash. Tani problemi i madh është me i pinë njerëzit me votu. Besoj që deri tani, edhe pse po e mbajnë fushatën, po besoj që një 70 për qind e dinë kanë me votu dhe mos me ba fushatë hiç, por duhet me ju trokitë në derë njerëzve për t’i bindë me votu për njërin ose për tjetrën parti”, tha Haliti.

Intervistën e plotë me Xhavit Halitin në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here