Nuk është hera e parë që kemi parë ndryshime si ky në teknologji, por po ju themi se prej vitit 2025 aplikacioni më i përdorur i komunikimit në botë, nuk do të funksionojë më në disa smartphonë.Nga 1 janari Whatsapp-i në celularë që janë të prodhimit 10 vjet dhe mbi, nuk do të ketë më akses përdorimi. Po ashtu kompania e Mark Zuckenberg do të ndërpresë punën në modelet e mëposhtme: HTC (One Motorola (Moto G gjenerata e parë, Droid Razr HD dhe Moto gjenerata e parë), Samsung ( Galaxy S3, Galaxy Note II, Galaxy Ace 3 dhe Galaxy S4 Mini) dhe, së fundi, Sony (Xperia Z, Xperia SP, Xperia T dhe Xperia V).
Dijeni se nuk ka asnjë mënyrë se si të vazhdoni përdorimin e Whatsapp në këtë smartphonë, ndaj mënyra më e mirë do ishte të ruani të dhënat e domosdoshme për ju dhe të ndërroni celularin.