Një seancë me tensione është zhvilluar ditën e djeshme në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kritika të ashpra drejtuar ekzekutivit të Kurtit i bëri Ramush Haradinaj i AAK-së. Ndërsa, kryeministri Edi Rama u dha kritika ligjvënësve kosovarë që, sipas tij, s’morën iniciativa për mbrojtjen e krerëve të UÇK’së që ndodhën prapa grilave në Hagë.
Lidhur me këtë seancë, Xhavit Haliti nga PDK-ja ka thënë për Indeksonline se seanca ishte e karakterit festiv, mirëpo disa e përdorën për seancë elektorale.“Seanca ishte një ngjarje e rëndësishme. Takohen dy parlamente në përbërje të gjithë deputetëve. Kanë qenë gjitha figurat qëndrore si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
Është seancë më shumë festive do ta quaja. Por, ata që nuk duan ta pranojnë të tillë, mund ta thonë që ka qenë seancë elektorale për të dyja palët”, është deklaruar ai.